Site icon Telegrafi

Holanda, Danimarka e Gjermania blejnë 100 tanke Leopard 1 për t’ia dërguar Ukrainës

Holanda, Danimarka dhe Gjermania do të blejnë 100 tanke të tipit Leopard-1A5 për t’ua dërguar ukrainasve, ka konfirmuar sot qeveria holandeze.

Ministria holandeze e Mbrojtjes, ka njoftuar se tanket do të blihen “direkt nga industria gjermane”, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste dhënë për televizionin publik holandez NOS, ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kasja Ollongen, tha se tanket, një model pak më i vjetër, janë “padyshim ende të dobishëm” për të luftuar në Ukrainë.

Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet nga droni, pjesëtarët e Wagnerit rrahin me lopata një epror të tyre rus të plagosur në Bakhmut

“Është një tank i testuar dhe duke qenë se janë në proces të përpunimit dhe po përgatiten për luftim, patjetër do të jenë të dobishëm për ukrainasit”, shtoi ajo.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, tha javën e kaluar se vendi do të merrte 120 deri në 140 tanke perëndimore, në “valën e parë” të dërgesave nga koalicioni 12-vendesh.

Lexo po ashtu Ia kishte rritur volumin këngës ukrainase, policia ruse ndalë shoferin e veturës në Moskë

Kievi ka marrë premtime nga perëndimi për ta furnizuar me tanke, për t’u mbrojtur kundër një pushtimi rus në shkallë të gjerë, derisa Moska po bën përpjekje të mëdha për të bërë përparim gradual në lindje të Ukrainës.

Portugalia njoftoi të shtunën se është gati të dërgojë tanket e saj Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë, pa specifikuar numrin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version