Site icon Telegrafi

Historike! Për herë të parë, një grua zgjidhet Presidente e IOC-së

Kirsty Coventry është emëruar presidente e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, duke u bërë gruaja dhe afrikania e parë që merr këtë detyrë prestigjioze në botën e sportit.

Ministrja e Sportit e Zimbabvesë dhe dy herë kampione olimpike triumfoi në raundin e parë të votimit, duke mposhtur gjashtë kundërshtarët e saj.

Ajo mori mbështetjen e pothuajse 100 anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në votimin e së enjtes.

Pas zgjedhjes së saj, Coventry shprehu mirënjohjen dhe vendosmërinë për të udhëhequr IOC-në me përkushtim. “Do t’iu bëj të gjithëve krenar dhe të sigurt për vendimin që keni marrë. Tani kemi shumë punë për të bërë së bashku”, deklaroi 41-vjeçarja në fjalimin e saj pas votimit.

Mandati i saj do të zgjasë tetë vjet, deri në vitin 2033, dhe ajo do të pasojë presidentin aktual, Thomas Bach, i cili nuk e ushtroi të drejtën e tij për të votuar.

Coventry do ta marrë zyrtarisht postin më 23 qershor, në “Ditën Olimpike”, duke u bërë presidentja e 10-të në historinë 131-vjeçare të IOC-së. /Telegrafi/

 

Exit mobile version