Granada mori një fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Racing Santander në kuadër të javës së 18-të në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Më meritori për këtë fitore ishte padyshim sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni i cili ishte autor i dy golave të shënuar në këtë takim.
Uzuni shënoi fillimisht në minutën e 52-të për rezultatin 2-0 pas asistimit të Sergio Rodelas, teksa të dytin e shënoi në minutën e 76-të pas asistimit të Sergio Alonsos.
Për paraqitjen e tij në këtë sfidë, Uzuni u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes duke marrë notën 8.3 nga Sofascore.
Përtej tri pikëve të fituara, këta dy gola ishin të rëndësisë së veçantë për yllin e kombëtares shqiptare.
Kjo për shkak se Uzuni është bërë tashmë golashënuesi më i mirë në histori të Granadas me plotë 46 gola të realizuar.
29-vjeçari tashmë numëron 11 gola të realizuar pas 15 ndeshjeve të luajtura deri më tani, teksa ka edhe një asistim./Telegrafi/
🌟 Myrto Uzuni, máximo goleador extranjero de la historia del Granada CF.
🔗 https://t.co/LGEk6hkJKk pic.twitter.com/UNg5VXWnsU
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) December 7, 2024