Site icon Telegrafi

Historia e mahnitshme e Tyrone Mings që mund të debutojë ndaj Kosovës: Nga të jetuarit në një shtëpi për të pastrehë, deri te ligat e ulëta, lëndimet e shumta deri te thirrja e Anglisë

Ishte një rrugë e gjatë dhe plot dhimbje për mbrojtësin Tyrone Mings, që tani është i ftuar te Anglia dhe mund të debutojë ndaj Kosovës.

Qendërmbrojtësi i Aston Villas, u bë i preferuari i tifozëve, pasi e ndihmoi ekipin të fitonte promovimin në Ligën Premier përpara se të kalonte tek ky klub për 26.5 milionë funte nga Bournemouthi.

Ai mund të bëjë debutimin e tij me Anglinë, pasi u thirr nga Gareth Southgate për ndeshjet me Bullgarinë dhe Kosovën, ku me ne mund edhe të debutojë.

Por kur ishte fëmijë, jeta e Mings ishte përmbysur, pasi u detyrua të jetonte në një shtëpi për të pastrehë me nënën e tij, Dawn, dhe tri motrat për një vit.

Në moshën tetë vjeç ai u regjistrua në akademinë e Southampton, ku pastaj mendoi ta linte futbollin, kur u largua nga ‘Shenjtorët’ në moshën 15 vjeçare.

Mings, tani 26-vjeçar, u kthye në futboll me klubet amatore, së pari me Yate Town dhe më pas në Chippenham Town.

Sidoqoftë, ai ishte aq i varfër sa që iu desh të merrte edhe një punë shtesë për shkak se iu duheshin parët.

S’ka vend si shtëpia, por…

Mings nuk e kujton moshën e saktë kur ndodhi, por vështirësitë me të cilat u përball si fëmijë ai dhe familja e tij, kur mbeten pa shtëpi, ende e godasin shumë.

Ai ishte në shkollë fillore kur kishin nevojë për ndihmë urgjente dhe u transferua në një shtëpi të strehëve.

Mings, nëna e tij Daën dhe tri motrat e tij, ndanë një dhomë me dy krevate dhe një divan.

“Nëna ime kishte dalë nga një marrëdhënie jo e mirë dhe nuk kishim ku të shkonim tjetër”.

“Ne jetuam aty pasi nuk kishte asnjë alternativë tjetër. Një ditë na i desh të ngriheshim dhe të largoheshim, dhe ky ishte vendi i vetëm që mund të shkonim”.

“Ne qëndruam atje për një kohë të gjatë, gjashtë muaj deri në një vit, dhe kur je në shkollë fillore nuk është një përvojë e këndshme”.

Pasi familja u zhvendos në strehimin shoqëror, futbolli u bë shpëtimi i Mings.

Por Southampton nuk e konsideroi si lojtar me të ardhme dhe e largoi.  Atij iu desh të largohej në moshën 15 vjeçare, dhe aspiratat e tij për kalim në Ligën Premier ishin vetëm ëndrra.

Prova te Cardiff City, Swindon Town, Portsmouth dhe Bristol Rovers, përfunduan me refuzim.

Në vitin 2009, Mings mori një bursë të veçantë futbolli në shkollën e pavarur, Millfield në Somerset, ku kaloi orë të tëra në palestër duke ndërtuar fizikun e tij.

Punët e tij të çuditshme

Ai paguaje 45 funte në javë në Chippenham, por Skint Mings duhej të gjente punë tjetër për të paguar faturat.

Vetëm shtatë vjet më parë, ai punonte në kafene për të mbijetuar.

Mings voziste Citroen Saxo ngjyrë jeshile, me rrota të bardha dhe frenim dore të dëmtuar.

“Ka pasur gjithmonë raste kur nuk kam qenë i sigurt se a do të jetë futbolli e ardhmja ime”.

Si ndodhi, si u pa

Ishte ish-mbrojtësi i Ipswich, Russell Osman ai E rekomandoi Mings te shefi i Tractor Boys, Mick McCarthy .

Ai luajti një orë në një ndeshje miqësore kundër një skuadre të Akademisë Nike.

Kjo ndeshje ishte e mjaftueshme për ta bindur McCarthy që të ndante 10,000 funte, plus premtimin që do të luante në ndeshjet parasezonale.

Shëndeti mendor

Eddie Howe, e mori atë si talent për Bournemouthin, kur pagoi për Mings, në një marrëveshje prej 8 milionë funte në 2015.

Por një pengesë tragjike ndodhi në debutimin e tij, një dëmtim i ligamentit të gjurit, e la atë të lënë jashtë për një vit. Vetëm 22 vjeç, ai mbeti i shkatërruar.

Ai e përjetoi rëndë, por nuk u dorëzua.

Nuk harrohen rrënjët  

E njohur si një nga futbollistët më bujarë në vend, Mings nuk e ka lënë të kaluarën jashtë.

Kur ishte 20 vjeç në Ipswich, sakrifikoi kohën me familjen e tij në ditën e Krishtlindjeve për të ushqyer të pastrehët.

Mings ka blerë gjithashtu biletë për një tifoz i cili nuk ka mundur të paguajë.

Ai ka dhënë edhe fanella për tifozët që nuk kanë mundësi të blejnë.

Pas kësaj jetë të vështirë ai mund të debutojë me ‘Tre Luanët’ pikërisht kundër Kosovës tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version