Telegrafi

Hillary deshi të shfaqte “një anë tjetër” të Kim Kardashian

(Foto: The Hill)

Hillary Clinton donte të tregonte “një anë tjetër” të Kim Kardashian në serialin e saj në Apple TV+, “Gutsy”.

Dokumentari i ri me tetë pjesë i ish-sekretares së Shtetit të SHBA-ve, sheh politikanen polarizuese dhe vajzën e saj, Chelsea Clinton, duke festuar gratë “të guximshme” që i kanë frymëzuar.

Ndërsa bukuroshja Kim është një nga femrat e shfaqura për ndikimin e saj dhe Hillary donte të vinte në pah punën e saj të reformës në burg.

E pyetur se pse ishte e rëndësishme të tregoheshin edhe persona jo të famshëm, ajo tha për revistën Radio Times: “Ishte vërtet. Por, edhe me emra të njohur si Kim, ne donim të tregonim një anë tjetër të tyre. Shumica e njerëzve mund të mos dinë për angazhimin e Kim ndaj drejtësisë penale dhe ndaj njerëzve që janë burgosur padrejtësisht ose për një periudhë shumë të gjatë kohore”.

(Foto: W Magazine)

“Por, ne ishim më të emocionuar për takimin me femra që nuk janë aq të njohura (si futbollistja Abby Wambach dhe YouTuber ContraPoints). Ne nuk i njihnim, ose nëse i njihnim, e dinim që shumë të tjerë nuk e dinin”, shtoi ajo.

Hillary është e prirë të vazhdojë të ngrejë çështje për gratë në mbarë botën dhe do të donte të bënte një seri të dytë.

“Do të doja të vazhdoja të theksoja historitë e grave dhe jetën e grave. Unë mendoj se ka një interes global për të folur për atë që gratë po përballen sot, vendimet që ne të gjithë duhet të marrim, sfidat, nga diskriminimi te klima deri në – në SHBA – ndryshimi i Roe kundër Wade nga Gjykata e Lartë”.

“Këto sfida të të qenit grua sot dhe të kesh të drejtën të marrësh vendimet e tua, të jesh në gjendje të bësh zgjedhjet e tua për atë që është e drejtë për ty, familjen dhe të ardhmen tënde… ato janë universale. Nëse kemi një shans për të vazhduar të tregojmë ato histori, unë do të doja ta bëja këtë,” tha Hillary. /KP/