Hilary Duff ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë.
Ylli i “Lizzie McGuire” ndau lajmin e lumtur në Instagramin e saj të shtunën.
“Mae James Bair – Ne të duam bukuroshe”, shkroi ajo, së bashku me datën 24 mars të shkruar me numra – ditën e lindjes.
Duff, 33 vjeçe, publikoi një fotografi bardh e zi të familjes së saj tani pesë anëtarëshe.
Në imazh, Duff është ulur në një vaskë inflatable të mbushur me ujë, duke mbajtur të porsalindurën në krahë ndërsa ishte e rrethuar nga vajza e saj tjetër, Banks, dy vjeçe, djali Luca, nëntë vjeç dhe burri Matthew Koma.
Reagimet lidhur me këtë nuk munguan as nga miqtë e të famshmit që Hilary mban në rrjete sociale.
“Sa bukur. Urime”, tha Ashlee Simpson.
“Urime nënë”, vazhdoi Sophie Turner.
“O Zot sa e mahnitshme që është, urime”, shtoi në anën tjetër Jenna Dewan.
Ajo fillimisht njoftoi për shtatzëninë në muajin tetor duke shkruar në Instagram, “Ne po shtohemi”.
Mae është fëmija i dytë i aktores me Koma, me të cilin u martua në vitin 2019. Ajo ndan djalin e saj, Luca, me ish-partnerin Mike Comrie. /Telegrafi/