Mosha është vetëm një numër – por kjo nuk ka qenë mënyra e të menduarit e Hilaria Baldwinit në të kaluarën.
Nëna e shtatë fëmijëve foli për dallimet thelbësore të moshës në një marrëdhënie, duke përfshirë diferencën 26-vjeçare me bashkëshortin e saj 64-vjeçar, Alec Baldwin.
Gjatë episodit të parë të ‘podcast’-it të saj të ri “Witches Anonymous”, Hilaria zbuloi se i ka paragjykuar tejet shumë çiftet që kishin diferenca të mëdha në moshë.
“Para se të bashkohesha me Alec, kam gjykuar gratë dhe burrat që kishin dallime të mëdha në moshë”, shtoi instruktorja e jogës.
38-vjeçarja tha se shpesh e gjente veten duke vënë në pikëpyetje qëllimet e njerëzve dhe supozonte se dashuria mes një partneri më të vjetër dhe më të ri nuk ishte e vërtetë.
“Ajo grua më e re është padyshim një gërmues ari, dhe padyshim që as nuk i intereson dhe është si çdo gjë tjetër, “Shpresoj që të vdesësh dhe unë do të marrë të gjitha paratë e tua”, shtoi ajo.
Hilaria pranoi se mentaliteti i saj ndryshoi pasi gjeti Baldwinin, me të cilin është i martuar që nga viti 2012.
“Tani që jam në një lidhje dhe njerëzit thonë edhe për mua vazhdimisht ato fjalë, e kuptoj ajo që më sillej edhe mua në kokë”, tha më tej Hilaria.
“Pse isha kaq paragjykuese për njerëzit e tjerë që fjalë për fjalë sapo po gjejnë dashurinë? Ndoshta dashuria e tyre duket ndryshe nga ti dhe nga dashuria jote ose ajo që mendoja se do të ishte dashuria, por kjo nuk e bën atë të pavlefshme”.
Çifti kanë mirëpritur muajin e kaluar fëmijën e shtatë, vajzën Ilaria Catalina Irena. /Telegrafi/