Gonzalo Higuain ka luajtur një ndeshje të mirë ndaj Bolivisë në kualifikimet për Kupën e Botës.
Sulmuesi i Napolit asistoi te goli i parë, por gjithashtu arriti të bëjë një paraqitje të mirë.
“Trajneri Gerardo Martino ka folur me mua dhe Agueron dhe na ka shpjeguar se ne nuk mund të luajmë së bashku”, ka thënë Higuain, duke treguar se trajneri beson se loja e Kombëtares së tij do të ishte më e dobët në rast se kjo dyshe do të ishte në fushë.
“Por, ne do të vazhdojmë të punojmë për të marrë rezultatet e mira. Ne jemi në rrugë të mirë për t’u kualifikuar për Kupën e Botës në Rusi dhe shpresoj që kjo të ndodh”, ka thënë Higuain për Il Mattino.
Argjentina arriti fitore ndaj Bolivisë me rezultat 2-0 me golat e Gabriel Mercados dhe Lionel Messit. /Telegrafi/