Site icon Telegrafi

Higuain realizon het-trik në MLS, por goli i tij i parë ishte i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë

Gonzalo Higuain ka dy vite që është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te skuadra Inter Miami.

Por pas dy viteve pritje, më në fund ka ardhur het-triku i parë për sulmuesin argjentinas me fanellën e ekipit amerikan.

Interi Miami ishte nikoqir i skuadrës Cincinnati ku në fund rezultati përfundimtar ishte baras 4-4.

Ka qenë një ndeshje spektakolare me Higuain që hapi serinë e golave në minutën e 23-të me një gol të pabesueshëm nga gjuajtja e lirë për 1-0.

Golin e dytë argjentinasi e realizoi pasi kaloi portierin mysafirë, derisa het-trikun e kompletoi në fund të pjesës së parë me një gol të shënuar nga penalltia.

Me tre golat e mbrëmshëm, Higuain shkon në kuotën e shtatë golave këtë vit në MLS. /Telegrafi/

Exit mobile version