Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” – Pejë, ka filluar aksionin e shkyçjeve në territoret që mbulon.
Inspektorët rajonal të KRU ‘Hiodridrini’ të asistuar edhe nga Policia e Rajonale e Pejës kanë filluar sot zbatimin e masave të shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie, aksioni ka shtrirje në tërë zonën e mbulueshmërisë, por sot është fokusuar në komunat Pejë dhe Klinë.
“Janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit ekonomi biznesore e familjare si dhe institucione vitale, përfshirë Stacioni i KOSTT Elektrobartja – Prishtinë dhe Posta e Kosovës, Pejë – pika nr.5”, vijon njoftimi.
Shkyçje janë realizuar edhe në Çarshinë e gjatë të qytetit dhe në rajonin e fshatrave të Jabllanicës.
“Numër i konsiderueshëm i konsumatorëve borxhlinj, me vet-kërkesë, në afat prej 40 minutash, i janë përgjigjur aksionit duke kryer pagesën e menjëhershme dhe duke e dëshmuar me fletëpagesa bankare në vendngjarje”.
KRU ‘Hidordrini’ thotë se aksioni do të vazhdojë në baza ditore./Telegrafi/