Tashmë është hedhur shorti i play-offit për kombëtaret evropiane që do të duan të shkojnë në Kupën e Botës.
12 kombëtare janë ndarë në tri grupe, ku vetëm fituesit e grupit do të kalojnë tutje.
Më interesant doli të jetë grupi C, ku Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Portugalia do të luajë me Turqinë në gjysmëfinale.
Fituesit e këtyre ndeshjeve, do të luajnë në finale, ku në bazë të kualiteteve parashikohet një finale Itali – Portugali.
🥁 The semi-finals are set for the European play-offs!
🎫 One team from each of the 3 paths will reach the #WorldCup 🏆 pic.twitter.com/cvkFwdzQoX
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 26, 2021
Në grupin A, Skocia do të luajë me Ukrainën, ndërsa Uellsi do të ketë punë më Austrinë. Edhe në këtë grup fituesit luajnë në finale.
Në Grupin B, Rusia do të përballet në ndeshjen e parë me Poloninë, ndërsa ndeshja tjetër është mes Suedisë dhe Çekisë.
SHORTI PËR PLAY-OFF-in e KUALIFIKIMEVE PËR KATAR 2020
Grupi A
Gjysmëfinalja 1: Skoci – Ukrainë
Gjysmëfinalja 2: Uellsi – Austri
Grupi B:
Gjysmëfinalja 3: Rusi – Poloni
Gjysmëfinalja 4: Suedi – Republikë Çeke
Grupi C:
Gjysmëfinalja 5: Itali – Maqedoni e Veriut
Gjysmëfinalja 6: Portugali – Turqi
/Telegrafi/