Është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në garën e tretë evropiane për klube, Ligën e Konferencës.
Skuadrat që ishin të dytat në grupe do të përballen me ato të tretat që ishin nga Liga e Evropës.
Do të ketë përballje shumë interesante, ku Lazio përballet me CFR Cluj, kundërshtar që ishte i Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës.
Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes Trabzonspor dhe Basel, si dhe Bodo/Glimt – Lech Poznan.
Fiorentina do të takohet me skuadrën e njohur portugeze Braga, derisa Ludogorets e Anderlecht do t’i zhvillojnë dy ndeshje të zjarrta. /Telegrafi/
Çiftet e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Konferencës:
Qarabag – Gent
Trabzonspor – Basel
Lazio – CFR Cluj
Bodo/Glimt – Lech Poznan
SC Braga – Fiorentina
AEK Larnaca – Dnipro–1
Sheriff Tiraspol – Paritzan
Ludogorets – Anderlecht