Hezbollahu ka njoftuar se ka shënjestruar bazën detare Ashdod në jug të Izraelit dhe atë “për herë të parë”, duke shtuar se ka kryer operacione kundër “objektivave ushtarake” në Tel Aviv duke përdorur raketa të avancuara dhe dronë.
Autoambulanca izraelite njoftuan se tre persona janë plagosur në Petah Tikva në lindje të Tel Avivit, si rezultat i sulmit raketor të nisur nga Libani, transmeton Telegrafi.
Ushtria izraelit nuk ka komentuar lidhur me këto pretendime, por raportohet se sirenat që paralajmërojnë sulmet janë aktivizuar në pjesën qendrore dhe veriore të Tel Avivit, përfshirë edhe periferinë e qytetit.
Izraelitët theksuan se kanë shkatërruar 55 raketa të shkrepura në veri të Izraelit. E këto sulme vijnë një ditë pasi Izraeli vrau të paktën 20 persona në një sulm në pjesën qendrore të Bejrutit.
Sipas ministrisë libaneze të Shëndetësisë, të paktën 66 tjerë kanë mbetur të plagosur, kurse kryeministri libanez Najib Mikati ka dënuar sulmin. /Telegrafi/