Site icon Telegrafi

Heung-Min Son do të operohet pasi pësoi frakturë afër syrit

Tottenham ka konfirmuar se Heung-Min Son do të operohet pas një dëmtimi që mori afër syrit në ndeshjen ndaj Marseille.

Tottenham fitoi me rezultat 2-1 dhe siguroi kalimin tutje nga pozita e parë, ndërsa Son ishte humbja e madhe e skuadrës.

“Mund të konfirmojmë se Heung-Min Son do t’i nënshtrohet një operacioni për të stabilizuar një frakturë rreth syrit të tij të majtë”.

“Reprezentuesi i Koresë së Jugut pësoi lëndim gjatë pjesës së parë të fitores së së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Olympique Marseille”.

“Pas operacionit, Son do të fillojë rehabilitimin me stafin tonë mjekësor dhe ne do të përditësojmë më tej tifozët në kohën e duhur”, thuhet në komunikatën e klubit.

Nuk është specifikuar se kur do të kthehet lojtari, por më shumë gjasë nuk do të luajë për klubin më këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version