Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë ka thënë se synimi kryesor i ekipit mbetet fitorja që të mbesin në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kosova nesër nga ora 20:45 e pret Moldavinë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit të Grupit 3 të Ligës C.
“Synimi jonë është që të qëndrojmë në Ligën C. Jemi përgatitur, kemi kualitet dhe nuk kemi çka të kërkojmë në Ligën D. Besoj se nesër duhet t’i tregojmë cilësitë tona”, ka thënë fillimisht Shala.
Ai ka shtuar se ndaj Sllovenisë ekipi ka treguar cilësitë, por ndaj Moldavisë synojnë pikët e plota në mënyrë që të kthejnë entuziazmin.
“Ndaj Moldavisë jemi favorit në shtëpi, por duhet pasur kujdes. Gjithë ekipet që nuk fitojnë kohë të gjatë është problem, por ne duhet të dalim si ekip i bashkuar ta kthyer entuziazmin”, ka thënë Shala.
Shala kthehet në ekip pas mungesës në ndeshje me Slloveninë shkaku i kartonëve. /Telegrafi/