Mikel Oyarzabal do të mbetet një legjendë e Spanjës dhe Real Sociedadit për një kohë të gjatë edhe pas përfundimit të karrierës së tij.
Sulmuesi bask i dha fund pritjes 12-vjeçare të Spanjës për të fituar titull teksa mposhtën Anglinë me rezultat 2-1 në finalen e Mynihut.
Luis De La Fuente e futi atë në fushë në pjesën e dytë si zëvendësim për kapitenin Alvaro Morata, kur Spanja ishte duke udhëhequr me rezultat 1-0.
Goli i vonë i Cole Palmer kishte bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime, para se Oyarzabal të shënonte golin e fitores katër minuta pa përfunduar ndeshja.
Reprezentuesi i Spanjës shfaqi një dëshirë të madhe për të fituar duelin me dy mbrojtës të Anglisë dhe ai ka pranuar se kishte një pauzë të dhimbshme për atë moment kur u prit vendimi nga VAR.
“Mund ta shihja Cucun (Marc Cucurella) duke vrapuar dhe topi do arrinte tek ai. Ky ishte momenti kur unë fillova të lëvizja”.
Por cierto, ves el gol de Oyarzabal entero y que maravilla fue.
Verticalidad pura. 6 toques solo entre Laporte (casi en nuestra área) y el gol. 🔝👌pic.twitter.com/N5piu4xuNC
— Selección-Rojita (@SeleccionRojita) July 21, 2024
“Kur topi shkoi në këmbët e tij, unë mendova: ‘Shko aty, bëj një prekje’. Kur hyri brenda, unë nuk e dija a isha në pozicion jashtë loje. E pashë gjyqtarin anësor dhe ai filloi vrapin”.
“Pastaj ka një pritje. E pyeta gjyqtarin: ‘A është gjithçka në rregull, a vlen?’ Dhe eventualisht ai më tha: ‘Po’”, ka thënë Oyarzabal./Telegrafi/