Mesfushori i Juventusit, Hernanes, pritet t’i bashkohet klubit të Superligës kineze.
Sipas Gazzetta dello Sport, braziliani do të nënshkruajë me klubin e ri, ndërsa diçka të tillë e ka pranuar edhe drejtori sportiv, Giuseppe Marotta.
Gazeta italiane bën të ditur se Zonja e Vjetër do të përfitojë nëntë milionë euro përnjëherë dhe dy milionë të tjera në formë bonusesh.
Lojtari do të përfitojë gjashtë deri në shtatë milionë euro për sezon. Ndërsa paga e tij pritet të rritet nga viti në vit.
Te klubi i ri, Hernanes do të luajë me Ezequiel Lavezzin dhe Gervinhon, nën urdhrat e ish-trajnerit Manchester Cityt, Manuel Pellegrini.
Në këtë mënyrë, Bianconerët do ta marrin shumën e njëjtë të parave me të cilën e blenë lojtarin nga Interi në vitin 2015. /Telegrafi/