Thashethemet për të ardhmen e ndritur të Mario Hermoson vetëm se po rriten dita ditës.
Fillimisht ishte raportuar për një interesim serioz të Real Madridit drejt mbrojtësit të Espanyolit, por duket se Los Blancos nuk është vetëm në garë.
Sipas Marcas, edhe Arsenali nga Liga Premier dëshiron shërbimet e 23 vjeçarit.
Klauzola e lojtarit është 40 milionë euro, ndërsa gjysma e parave i takojnë Realit nëse një klub i madh dëshiron të paguajë vlerën e lartëpërmendur.
Pasi qendërmbrojtësi ishte pjesë e Realit në të kaluarën, skuadra nga Madridi mund ta blejë atë për 7.5 milionë euro.
Vlen të theksohet se nga Real Madrid B ai ishte huazuar te Valladolidi.
Për Espanyolin nga viti 2017 është paraqitur në 31 ndeshje dhe ka shënuar tri gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5yxNbp9Bv3M