Site icon Telegrafi

Heqja e kabllove të panevojshme në rrugën “Saraçët” të Prizrenit hap rrugën për ndriçimin “smart”

Në rrugën “Saraçët” ka filluar aksioni i Komunës së Prizrenit për largimin e kabllove të panevojshme të internetit. Sipas njoftimit bëhet fjalë për kabllot që nuk janë më funksionale dhe që prej kohësh kanë ngarkuar shtyllat elektrike, duke krijuar edhe rrëmujë vizuale.

“Në rrugën “Saraçët” ka filluar aksioni i largimit të kabllove të pa nevojshme të internetit, ato që nuk janë funksionale dhe që kanë ngarkuar shtyllat elektrike, duke shkaktuar vende-vende deformimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.

Sipas zyrtarëve komunalë ky proces është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe rritjen e sigurisë publike në zonat e banuara.

Pas përfundimit të këtij aksioni, autoritetet lokale kanë paralajmëruar vendosjen e ndriçimit publik “smart”, me qëllim që të ndikojë në rritjen e sigurisë në orët e mbrëmjes. /Telegrafi/

Exit mobile version