Llapi ka vazhduar serinë impresive në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të mërkurën në kuadër të javës së 17-të, Llapi në Podujevë e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 35:32. Pas pjesës së parë llapjanët kishin epërsi 19-14.
Ferizajasit në pjesën e dytë ia dolën të barazojnë rezultatin e madje edhe të kalojnë në epërsi, 30:28. Në minutën e 58-të rezultati ishte i barabartë, 32:32, por më pas vendasit shënuan tri gola dhe nuk pranuan asnjë.
Me këtë fitore Llapi ka dalë në vend të tetë në Superligë me 10 pikë, sa i ka edhe Vushtrria në vend të nëntë. Kastrioti renditet i treti me 20 pikë.
Për Llapin ishte fitorja e tretë nga tri ndeshje të luajtura në stinorin pranveror. Riorganizimi te kjo skuadër po sjell frytet. B. Abazi udhëhoqi llapjanët me 14 gola. F. Mustafa u dallua te ferizajasit me 9 gola.
Të mërkurën u luajt edhe një ndeshje e javës së 17-të. Prishtina arriti fitore të pritur ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 35-28.
Llapi – Kastrioti 35:32 (19:14)
Llapi: G. Mani, Visoka 5, Abazi 14, Muqiqi 6, Hasani 5, Beshiri 3, Bajrami, Bogujevci, Havolli, L. Bogujevci, J. Mani, Çitaku, Ademi 2.
Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, Bega, A. Dugolli 3, Selmani 1, Bislimi 5, Rudari 7, Salihu 6, Brahimi, Mustafa 9.
Vëllaznimi – Prishtina 28:35 (10:16)
Vëllaznimi: Pozhegu, Rexha 5, Luzha 6, Hoti, Halili 5, Lluka, Spahija 6, Rama 5, Hoxha, Mamusha.
Prishtina: Agushi, Beqiraj, Ramadani 1, Zherka 1, Kuleta 1, Bajqinovci 10, Gjuka 6, Shabani 5, Sula, Ademi, Quni, Beshiri 4, Prekazi 2, Terziqi 4, Batatina.