Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e mposhti Vushtrrinë me rezultat 33-19.
Pas pjesës së parë rezultat ishte 15-9 për istogaset, thuhet në njoftimin e faqes së FHK-së.
Esma Muratoviq u shqua me 10 gola kurse Pranvera Ferataj i realizoi 8. Te Vushtrria Lorena Matarova i kishte 6 gola, kurse Luljeta Sopjani 5.
Istogu shkëputet në vendin e parë me 28 pikë. I ka fituar 14 ndeshjet e deritashme. Vushtrria mbetet e dyta me 24 pikë.
Në ndeshjet tjera fitore shënuan skuadrat favorite. Vëllaznimi fitoi ndaj KEK-ut, Kastrioti ndaj Vjosës, Shqiponja ndaj Dritës dhe Prishtina ndaj Jusuf Gërvallës.