Dy të rinj hebrenj ultra-ortodoksë janë vendosur në arrest shtëpiak, pasi kanë pështyrë dhe sharë një prift katolik në malin Sion.
Videot tregojnë se si një nga të rinjtë e arrestuar i afrohet priftit Nikodem Schnabel, abati i Abacisë së Zonjës, i cili po kalon nga portat e Sionit në shoqërinë e gazetares gjermane Natalie Amiri të shtunën.
Ngjarja fillestare nuk u kap nga kamera, por dëgjohet qartë zhurma e pështymës. Schnabel dhe Amiri vazhdojnë të ecin nëpër qytetin e vjetër, megjithatë, të njëjtët të rinj u afrohen përsëri, pas së cilës ata pështyjnë përsëri Schnabel. Njëri prej tyre dyshohet se e ka shkelmuar.
Një tjetër video e regjistruar nga Amiri tregon Schnabel duke tentuar të fotografojë fytyrën e të riut për t’ia treguar foton policisë.
“Nuk ke të drejtë të më prekësh dhe të më pështysh”, i thotë në anglisht njërit prej burrave, ndërsa tjetri përpiqet të ndalojë gazetaren të filmojë.
Një nga të rinjtë i afrohet Shnabelit duke e sharë, megjithatë, i moshuari ndërhyn dhe në hebraisht e bind atë të largohet.
Njëri prej të rinjve, i cili është 17 vjeç, u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa keqbërësi tjetër u arrestua në banesën e tij gjatë ditës. /Telegrafi/
German priest should apologize for not accepting the holly Jewish spit in Jerusalem ! This is antisemitism @GerAmbTLV pic.twitter.com/1rlu2xyOej
— MA (@alawneh2) February 3, 2024