Për të gjithë ata që po prisnin, është konfirmuar vazhdimësia e serialit shumë të pëlqyer në tërë botën.
HBO ka dhënë detaje të tjera të vazhdimësisë së “Game of Thrones” të quajtur tashmë “House of Dragon”.
Rrjeti kabllor ka njoftuar të martën se ka porositur dhjetë episode të serisë, bazuar në librin e shoqëruesit të George R.R Marin “Fire and Blood”.
Duke ndodhur 300 vjet para ngjarjeve të “Game of Thrones”, seriali do të përshkruaj tregimet e mbretërve Targaryen që kishin sunduar prej kohësh Westeros.
Miguel Sapochnik dhe Ryan Condal do të jenë partnerë si prezantuesë, sipas kanalit premium kabllor, të dy gjithashtu të gatshëm të punojnë si producentë ekzekutiv krahas Martin dhe Vince Gerardis.
Universi i “Game of Thrones” është aq i pasur me histori”, ka thënë Casey Bloys, presidenti i programimit HBO, në një deklaratë.
“Ne mezi presim të hulumtojmë origjinën e shtëpisë Targaryen dhe ditët e mëparshme të Westeros së bashku me Miguel, Ryan dhe George”. /Telegrafi/