Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë një reagim pas zgjedhjeve që u mbajtën ditën e diel.
Haziri në postimin e bërë në Facebook, shkruan se LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, transmeton Telegrafi.
“Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë. LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë”, thotë ai.
Haziri shtoi tutje se LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese.
“LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore. Koha për durim”, thotë mes tjerash ai.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën ditën e diel, ku sipas rezultateve preliminare LDK u radhit partia e tretë./Telegrafi/