Eden Hazard ka përfunduar Kampionatin Botëror me Belgjikën, duke mos arritur të kualifikohen nga grupi.
Pas eliminimit nga Kupa e Botës, Hazard i ka dhënë fundë karrierës së tij me kombëtaren belge.
Por duket se as largimit nga Kombëtarja, Hazard do të largohet edhe nga klubi i tij aktual, Real Madrid.
31-vjeçari është pjesë e Los Blancos që nga viti 2019, por pa arritur të lë gjurmë në Santiago Bernabeu.
Plani i qartë i belgut është që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS, një kampionat që vlerësohet shumë nga vet Hazard.
Megjithatë mediat në Spanjë ende nuk janë të sigurta nëse lojtari do të largohet në janar apo në verën e vitit 2023 nga madrilenët.
Hazard ka pasur oferta edhe nga Liga Premier, por qëllimi i tij nuk është të rikthehet në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/