Site icon Telegrafi

Haxhiu: Pas kësaj zhurme, mos hapja e urës së Ibrit do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se testimi dhe ngjyrosja e Urës së Ibrit kanë përfunduar, dhe tani është koha që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprime konkrete për hapjen e urës për kalimin e automjeteve.

Haxhiu theksoi se, megjithëse Qeveria Kurti ka rihapur prej kohësh diskutimin për Urën e Ibrit, situata vazhdon të mbetet e pandryshuar.

“Testimi i urës u kry, ngjyrosja po, tani është koha për veprim nga ana e Qeverisë. Ura e Ibrit duhet të hapet për kalimin e automjeteve,” shkroi Haxhiu.

Lexo po ashtu Hamza: Hapja e urës mbi lumin Ibër të bashkërendohet me NATO-n dhe aleatët strategjikë

Ai gjithashtu paralajmëroi se mos hapja e urës për qarkullim do të përbënte një hap mbrapa, duke rikthyer situatën në vitet 1999-2000.

“Pas gjithë zhurmës së krijuar për Urën e Ibrit, tani mos hapja e saj për qarkullim të automjeteve do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000,” përfundoi Haxhiu./Telegrafi/

Exit mobile version