Hashim Thaçi duket se si president i Kosovës po ka më shumë kohë për aktivitetet sportive.
Pasi u pa mbrëmë në derbin basketbollistik mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ai sot ka vizituar kompleksin sporti të klubit futbollistik të Feronikelit.
Me këtë rast, ai ka ekzekutuar edhe një penalti duke e shndërruar në gol, ndërsa ka pohuar se “Stadiumi i Ferronikelit është vendi më ideal për të pritur fitoren e radhës së futbollit kosovar”
“Kampionët tashmë janë pjesë e futbollit evropian. Kanë mbetur pak orë dhe ata do të bëhen edhe pjesë e futbollit botëror. Unë e nisa me një gol, por fitoret i duam me më shumë gola nga kombëtarja jonë. HTH”, ka shkruar në Facebook, Thaçi.