Site icon Telegrafi

Hasani: Të mos teprohet me masa shtesë

Foto: Alsat

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani tha se në Tetovë ka arritur piku dhe se nuk duhet të teprohet me masa shtesë.

Sipas tij, kapaciteti i spitalit të Tetovës është fleksibil deri në 130 vende ose shtretër.

“Ne shqyrtuam të gjitha parametrat në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, nesër në ora tetë ka takim të ri dhe do të diskutohet për masa të reja. Personalisht mendoj se nuk duhet të teprohet me masa shtesë për shkak se kontraproduktive. Edhe këto masa mund të ndihmojnë dhe nuk mund të thuhet se populli nuk është i disiplinuar, por individë. Unë i përshëndes qytetarët e vetëdijshëm dhe mendoj se nuk duhet të përgjithësohet. Duhet të mbahet distanca, të mbahet maska, të mos ketë dasma, festa dhe mbrëmje”, tha Hasani.

Ndryshe, Shkupi, Tetova dhe Gostivari janë qytetet me më së shumti të infektuar me coronavirus. Kryeministri Zaev thotë se nuk po mendohet për karantinë./Telegrafi/

Exit mobile version