Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani ka deklaruar se pavarësisht mohimit të Qeverisë zgjedhjet në vend janë shumë afër.
Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel është shprehur se zgjedhjet në vend do të ndodhin brenda këtij viti dhe kjo jo vetëm për mungesën e opozitës në Kuvend, por edhe për përformancën e dobët të Qeverisë.
“Zgjedhjet nuk janë larg ngase ne kemi opozitën jashtë Kuvendin, dhe vetëm shumica brenda nuk është demokraci, unë besoj që do ketë zgjedhej brenda këtij viti. Dhe përveç kësaj menaxhimi i dobët i Qeverisë është arsyeja kryesore pse duhet të ketë zgjedhje” ka thënë Hasani.
Ai gjithashtu ka deklaruar se do votonte për në rast të mocionit për votëbesim të Qeverisë për ta dërguar vendin në zgjedhje.
Përveç kësaj, Hasani ka siguruar se brenda PDK-së ka shumë zëra që janë të pakënaqur me zhvillimet në vend.