Site icon Telegrafi

Hasani: Gjendja shëndetësore e të lënduarve të Mateç është stabile

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, ka treguar gjendjen shëndetësore të gjashtë personave të lënduar në Mateç të Kumanovës.

Në një deklaratë për TV21, ai tha se gjendja e tyre është stabile.

“Sipas informacioneve që i kam, për momentin, gjendja është stabile e të gjithë të lënduarve”, tha Hasani.

Përndryshe, 6 persona, të moshës prej 30-40 vjeç u lënduan pasi shpërtheu bombola e gazit në një vikend shtëpizë në Mateç, ku ishin duke qëndruar.

Lexo po ashtu Shpërthen bombola e gazit, 6 të rinj nga Mateçi përfundojnë në spital
Exit mobile version