Harry Styles tregoi fizikun e tij të tonifikuar i veshur me një palë pantallona të shkurtra noti ngjyrë jeshile teksa shkoi për një zhytje në pellgun publik në Hampstead Heath, Londër të dielën.
Këngëtari 29 vjeçar, doli pa këmishë duke shfaqur barkun e tij mbresëlënës dhe një sërë tatuazhesh nëpër krahët dhe gjoksin e tij, ndërsa ecte zbathur përgjatë dërrasës së hedhjes.
Duke u ftohur nga vala e të nxehtit britanik, interpretuesi i hitit “As It Was” bëri një zhytje të përsosur në ujë dhe shkoi të notonte, shkruan DailyMail.
Harry dukej se ishte i vetëm në shëtitje teksa i linte anash flokët e tij të lagur.
Miqtë e këngëtarit thonë se ai ka rënë në dashuri me artin e trupit dhe deri më tani ka realizuar 55 tatuazhe që nga momenti kur të parën e ka bërë disa muaj pasi ai fitoi famë në spektaklin “X Factor”.
Nga dizajni i madh i fluturës i zbukuruar në bustin e tij te dy dallëndyshet dhe një zemër e zezë në pjesën e sipërme të krahut janë dia nga tatuazhet e tij më të famshme. Disa prej tyre janë dedikime për anëtarët e tij të dashur të familjes.
Të tjerat u shënuan pasi humbi bastet, ndërsa të tjera nënkuptojnë qëndrimin e tij për çështjet politike ose për të treguar anën e tij shpirtërore. /Telegrafi/