Site icon Telegrafi

Harry Styles mohon se ka tentuar të luajë në rolin e James Bond

Këngëtari i njohur, Harry Styles ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që ai do të zëvendësojë Daniel Craig në filmin e James Bond.

Burime të The Sun kanë treguar se 26-vjeçari kishte diskutuar me ekipin e filmit për një rol të tillë, por kjo nuk ishte zyrtare, shkruan Daily Mail.

Spekulime të tilla kanë ardhur si rrjedhojë e një deklarate të këngëtarit, pasi kishte konfirmuar se do ta pranonte rolin pa menduar dy herë.

Deri më tani janë hedhur në rrjet emra të ndryshëm për një zëvendësim të tillë, por ende nuk është zyrtarizuar asnjëri prej tyre.

Sidoqoftë, për shkak të pandemisë coronavirus, është vendosur që episodi i fundit i 007, do të lansohet në vitin 2021.

Përndryshe me 2 prill të vitit të ardhshëm, fansat do të kenë mundësinë të shijojnë serinë e 25-të të filmave “James Bond”. /Telegrafi/ 

Exit mobile version