Harry Styles ka konfirmuar romancën e tij me Taylor Russell, teksa dyshja u shfaqën në një ekspozitë të mërkurën në Londër.
Këngëtari, 29 vjeçar, kishte ndjekur fshehurazi shfaqjen e re të aktores së “Effect” në Teatrin Kombëtar.
Fotografitë tregojnë se dyshja mezi i mbanin sytë larg njëri-tjetrit, me yllin e “Bones And All”, 28 vjeçe, që kishte vendosur njërën dorë mbi supin e Harryt.
Ish-ylli i “One Direction” u shfaq i dashuruar teksa u përkul dhe i fliste në vesh Taylorit, duke mos vënë re askënd përreth tij.
Ai më pas e prezantoi të dashurën e re me mikun James Corden dhe gruan e tij, Julia Carey, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm.
Dalja e tyre vjen një muaj pasi nxitën thashethemet për lidhje, meqë aktorja mori pjesë në koncertin e këngëtarit në Vjenë.
Krijuesi i hitit “As It Was” muajve të fundit ka qenë në vëmendje për shkak të romancave të reja.
Ajo muaj më parë u pa duke u puthur me modelen Emily Ratajkowski. /Telegrafi/