Princi Harry mendon se marrëdhënia me Princin William do të ishte ndryshe nëse nëna e tyre, Princesha Diana, do të ishte gjallë.
Princi Harry po bën vazhdimisht tituj kohët e fundit pas publikimit të dokumentarëve të tij në Netflix “Harry & Meghan” dhe publikimit të librit “Spare”.
Detajet e marrëdhënieve të acaruara midis Harryt dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore vazhdojnë të shpërndahen, dhe në librin e tij, ai pretendoi se vëllai i tij Princi William e kishte sulmuar fizikisht.
Harry së fundmi u shfaq në “Late Show” me Stephen Colbert për të promovuar librin e tij të ri, ku prezantuesi e pyeti nëse mendonte se gjërat do të ishin ndryshe nëse nëna e tyre e ndjerë do të ishte gjallë.
“Nëse nëna juaj do të ishte ende gjallë, a mendoni ndonjëherë se si mund ta përballonte këtë moment?”, pyeti Colbert, me të cilën Harry u pajtua.
“Ne nuk do të kishim arritur në këtë moment”, u përgjigj Harry.
“Është e pamundur të thuhet se ku do të ishim tani, ku do të ishin ato marrëdhënie tani, por nuk ka mundësi që distanca mes vëllait tim dhe mua të jetë e njëjtë”.
Në një tjetër intervistë, Harry deklaroi se nëna e tij do të dëshpërohej nëse do të shihte se vëllezërit kanë një marrëdhënie të tillë.
“Unë mendoj se asaj do t’i thyhej zemra që përfundoi aty ku përfundoi”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=0QI8rq4eJ_A
Ai gjithashtu pranoi se ndihet gjithnjë e më i afërt me nënën e tij për shkak të trazirave që kanë ndodhur së fundmi.
“Unë e kam ndjerë atë më shumë në dy vitet e fundit sesa në 30 të fundit”, theksoi tutje Duka i Sussexit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4t6815jYPFI