Harry Kane e ka shënuar gol në shtëpi pas një kohe të gjatë, duke e zhbllokuar rezultatin në ndeshjen ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Liverpool, me një përfundim fantastik.
Mirëpo, më vonë gjatë ndeshjes, sulmuesi anglez ka bërë një ndërhyrje të rëndë në Andy Robertson.
Vetëm disa minuta pasi e kishte realizuar golin, Kane bëri një ndërhyrje të pazakontë për një sulmues duke goditur këmbën e lojtarit kundërshtar.
Gjyqtari Paul Tierney e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë, mirëpo trajneri i Redsave, Jurgen Klopp, reagoi duke kërkuar përjashtimin e sulmuesit.
Ndërhyrja u shqyrtua edhe nga dhoma e VAR-it dhe u vendos të vazhdohej me dënimin primar – pra me karton të verdhë. /Telegrafi/
#TOTLIV
Honestly, how on Earth was Kane not given a straight red by the ref for this despicable tackle on Robertson?
Watch the slo-mo at the end pic.twitter.com/gxgxhd8obW— EFM (@EFM_1) December 19, 2021
https://twitter.com/BanterFC5/status/1472619003793313793