Fjala është për eksplozivin e lëngshëm i cili është aq jo stabil sa që me vetë rënien në dysheme do të mund t’ju ngrejë në ajër.
Besoni apo jo, nitroglicerina e ka qëllimtë ri – është në gjendje të shërojë disfunksionin erektil shumë më mirë se viagra, por është edhe më e lehtë për përdorim, sepse lyhet në organin gjenital.
Xheli përmban sasi nitroglicerine, kështu që nuk ekziston rrezik nga zjarri, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, Spitali Universitar i Londrës, ka bërë hulumtimin dhe ka zbuluar që nitroglicerina ndikon 12 herë më shpejt se viagra, ndërkaq impotencën e “shëron” për shtatë deri në 10 raste.
Në afat prej pesë minutash, 44 për qind e meshkujve kanë arritur ereksionin pasi kanë fërkuar xhelin me nitroglicerinë në organin e tyre gjenital.
“Përparësitë potenciale janë aksioni i shpejtë dhe lehtësia e përdorimit”, thotë urologu David Ralph për portalin “Sun”.
Efekti i padëshirueshëm mund të jetë dhembja e kokës, mirëpo mjekët shpresojnë që me hulumtime të tjera do të arrijnë ta zgjidhin edhe këtë problem kur të përcaktojnë se sa saktësisht duhet të jetë dozimi. /Telegrafi/