Site icon Telegrafi

Harris do të ndjekë rezultatet e zgjedhjeve nga universiteti ku vijoi studimet

Kamala Harris do të jetë dëshmitare e rezultateve të shpalosura këtë mbrëmje, në një festë zgjedhore në universitetin ku ajo vijoi studimet.

Asaj do t’i bashkohet kandidati i saj Tim Walz në Universitetin Howard në Uashington, që përbëhet kryesisht nga studentë me ngjyrë, ku ajo studioi shkenca politike dhe ekonomi.

Në një intervistë sot me The Big Tigger Morning Shoë në V-103 në Atlanta, ajo tha: “Zyra e parë për të cilën kam kandiduar ndonjëherë ishte në Universitetin Howard”.

Harris u pyet nëse ajo mund të luftojë për votuesit meshkuj me ngjyrë, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se “përvoja” i ka mësuar asaj sfidat me të cilat mund të përballen burrat me ngjyrë në Amerikë.

“Kjo nuk është diçka që sapo e kuptova, se ne kemi ende shumë për të bërë për të njohur pabarazitë në atë se çfarë marrin burrat me ngjyrë dhe çfarë u takon atyre për sa i përket qasjes në mundësi”, tha ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version