Site icon Telegrafi

Harris përmes telefonit ia uron fitoren Trumpit

Kamala Harris ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe ka telefonuar Donald Trumpin për t’ia uruar fitoren.

Kështu ka deklaruar për mediat një zëdhënës i kampit të kandidates demokrate për presidente.

Zëvendëspresidentja Harris ka diskutuar rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit dhe të qenit një president për të gjithë amerikanët, shkruan skynews.

Ndërkohë, ajo ka kaluar mëngjesin dhe pasditen duke punuar në fjalimin e pranimit të humbjes, sipas dy ndihmësve të demokrates, të cilin pritet ta mbajë në orën 22:00, sipas orës sonë lokale.

Theksojmë se deri më tani Harris ka 223 vota elektorale gjersa Trump ka 291 sosh.

Ndryshe, presidentit i ri shpallet kandidati që siguron të paktën 270 vota elektorale. /Telegrafi/

Exit mobile version