Site icon Telegrafi

Hardh Fest promovon Kosovën nëpërmjet artistëve botërorë, ish-antari i Europe konfirmon pjesëmarrjen

Hardh Fest është një nga festivalet kosovare që ka bërë bujë edhe jashtë kufijve duke sjellur në Kosovë artistë të njohur botërorë.

Legjenda botërore e muzikës Rock, Kee Marcello, ish anëtar i grupit Europe sapo ka vendosur në faqen zyrtare të tij performancën dhe turneun e tij në Rahovec, Kosovë – me datën 8 Shtator.

Kee Marcello së bashku me bendin e tij, arrin në Kosovë më 6 shtator.

Këtë vit më 7 shtator në Hardh Fest do të performojë grupi Troja, Rahoveci All Star, grupi nga Suedia Madman`s Choice, deejay nga Holanda, NOUEVABEATS, dj Fisnik Kuqi dhe Dj NWE.

Ndërsa, më datën 8 shtator do të përformojnë Dj MAARVEL, grupi Magnituda, Dj Gruda nga Shqipëria, Dj Pelge nga Belgjika, rockeri shumë i njohur Eugent Bushpepa, si dhe Main Artisti i Hardh Festit, Kee Marcello.

Ndërsa, më 9 shtator në skenën e madhe të Hardh Festit do të promovohen edhe artistë të ri të Kosovës, si Ardi Gashi, Elit Hoti dhe deejay të shumtë.

Hardh Fest këtë vit mbahet më datë 7, 8 dhe 9 shtator n`Konak të Rahovecit, ku partner i festivalit është, Stone Castle.

Exit mobile version