Site icon Telegrafi

Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej të ishte kazan i votave të Kurtit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se premtimi i kryeministrit Albin Kurti se do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se është lajm i mirë që Kurti takon krerët e sigurisë, por sipas tij, ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro e pajisje joadekuate.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Gjithmonë është lajm i mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, por kur pas katër vitesh Qeverisje premtimet parazgjedhore mbesim mashtrime paszgjedhore është e natyrshme që edhe ky takim është veç fillimi i mashtrimit të radhës. Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve.

Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner.

‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai.

Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim.

Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit. /Telegrafi/

Exit mobile version