Në Ditën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar pjesëtarët dhe të gjithë kontributdhënësit në Ushtrisë Shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shprehur respektin e tij për figurat që kontribuuan në formimin e kësaj ushtrie.
“Urime Ditën e Forcave të Armatosura Shqiptare! Ne këtë përvjetor, kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare. Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare si pjesë e NATO-, kontribuojnë për paqen në misione të ndryshme në botë. Urime!”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/