Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj vizitoi sot kompaninë̈ ‘Erc Trade’ në Bardhosh.
Ai në këtë takim tha se shtylla e ekonomisë̈ së vendit tonë janë̈ ndërmarrësit kosovarë.
Haradinaj shtoi se si President i ardhshëm dhe me një̈ Aleancë të fortë në Parlament dhe Qeveri, do të sigurojmë̈ zbatimin e planit për rimëkëmbje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik.
‘Fondi një̈ miliardësh, i cili përfshinë edhe fondin e garantimit të kredive, do të përshpejtojë̈ ringjalljen e ekonomisë̈, nxit punësimin dhe rritjen e pagave edhe në sektorin privat.
Gjatë vizitës së sotme në “Erc Trade” në Bardhosh, bashkëbisedova me punëtorët dhe menaxhmentin, rreth Programit të Aleancës 2021 – 2025.
I lumtur që plani ynë ekonomik i përpiluar me kujdes, brenda parametrave të realizueshëm, i mbulon kërkesat e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.