Site icon Telegrafi

Haradinaj takon rugovasit, flasin për Lumbardhin dhe rishikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot ka takuar përfaqësuesit rugovas, me të cilët ka biseduar rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh si dhe rishikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi”.

“Sot kam pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas, të cilët shprehën shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh. Njëkohësisht, në takim u shpreh edhe interesimi i këtij komuniteti se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishikimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018. Për këtë Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version