Site icon Telegrafi

Haradinaj: Rezistenca dhe trimëria e familjes Jashari, frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 22 janarin e vitit 1998, datë kjo që shënon sulmin e dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

“22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë, baci Shaban me tërë familjen i rezistuan sulmeve të armikut, në sulmin e dytë që iu bë kësaj familjeje emblematike të kombit tone”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai përmes një shënimi në Facebook thotë se rezistenca e Familjes Jashari frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim.

“Rezistenca dhe trimëria e tyre, frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim”.

I pari i AAK-së thotë se armiku gjithherë u kthye me turp nga Prekazi.

“Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Kjo familje gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi”.

“Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar  tutje Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version