Site icon Telegrafi

Haradinaj priti në takim Don Lush Gjergjin dhe Don Shan Zefin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Shan Zefi.

Ata e uruan kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të Ekzekutivit të Kosovës, duke vlerësuar me këtë rast vullnetin dhe energjinë e madhe që po e dëshmon kryeministri në përmbushjen e agjendës shtetërore.

Haradinaj vlerësoi kontributin e Ipeshkvisë së Kosovës në të gjitha etapat e historisë së Kosovës si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Shoqatës Bamirëse “Nëna Terezë” para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, njëherësh kryeministri vlerësoi lartë tolerancën ndërfetare në Kosovë.

Përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, falënderuan kryeministrin për pritjen, duke ofruar bashkëpunim të gjithanshëm në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave njerëzore në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version