Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në vazhdimin e seancës plenare ka prezantuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë, duke thënë se nevojitet avancimi i kornizës ligjore që rregullon statusin juridik të bashkësive fetare, pozitën e tyre juridike dhe fondet e tyre
Sipas tij, nevoja e këtij projektligji konsiston në rregullimin e Bashkësive fetare në Kosovë.
“Paraqes Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë, e cila është miratuar nga Qeveria e Kosovës. Nevoja për nxjerrjen e këtij Projektligji konsiston në rregullim e bashkësive fetare në Kosovë, pozitën e tyre juridike dhe fondet e tyre. Me ligjin në fuqi njihen pesë bashkësi fetare në Kosovë, BIK, Kisha ortodokse Serbe, Kisha katolike, Bashkësia e besimit hebre dhe Kisha protestante. Në projektligj është shtuar edhe bashkësia e tarikateve të Kosovës. Ky projektligj është bazuar në Konventën Ndërkombëtare dhe në Komisionin e Venedikut. Janë dy ligje që i aftësojnë kriteret e Kosovës për Anëtarësim në UNESCO”, ka thënë kryeministri Haradinaj./Telegrafi/