Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësues të organizatave joqeveritare, me të cilët ka biseduar për financimin e partive politike në Kosovë.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se përfaqësuesit e OJQ-ve kanë kërkuar tërheqjen e Ligjit për financimin e partivve politike nga Kuvendi.
“Prita sot në takim disa përfaqësues të Organizatave Joqeveritare në vend, të kryesuar nga Ismet Kryeziu (KDI), të cilët shprehën shqetësimin e tyre rreth Projekt – Ligjit për Financimin e Partive Politike duke kërkuar nga Qeveria tërheqjen e tij nga Kuvendi i Kosovës, për shkak të plotësim ndryshimeve që janë bërë në nenet e këtij projekt ligji, nga Komisionet përkatëse Parlamentare. Pas bashkëbisedimit me përfaqësuesit e OJQ-ve, theksova se, bashkë me deputetët e Parlamentit të Kosovës, do të shohim mundësitë e adresimit të këtij shqetësimi”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/