Telegrafi

Haradinaj nis ditën me një kafe me nënën e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj e ka nisur ditën me një kafe me nënën e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj i ka uruar qytetarëve mëngjes të mirë.

Haradinaj edhe më herët në një emision televiziv pati treguar se kafen e mëngjesit e pinë me nënën.

“E kam një maqinë të vogël ekspres, me atë, për nanën dy herë sepse i duhet kafe më e lehtë. Çdo mëngjes e pimë bashkë, edhe sot njësoj. Unë nanën e du se e kam nanë, na ka rrit atëherë 7 vllazën e tri motra, dihet se s’ka qenë lehtë, e ka pas jetën bukur të vështirë se iu vranë tre djem, e pastaj edhe nipi e sfidat e jetës”, pati thënë Haradinaj.