Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është përplasur me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Derisa ai ka kritikuar qeverinë aktuale në raport me Serbinë, Haxhiu i ka replikuar atij.
Në seancën e Kuvendit lidhur me dialogun, Kosovë-Serbi, Haradinaj i tha Haxhiut se “sa herë ta hapësh gojën edhe unë ta kthej”.
“Çfarë u bë me këta që i kritikuat për korrupsion, a i keni ende?”, i thotë Haradinaj, teksa Haxhiu iu kthen duke i kërkuar që ta përfundojë fjalën.
Kurse Haradinaj vazhdon duke i thënë: “Sa herë ta hapsh gojën edhe unë ta kthej, hiç mos ke dert”.
Për këtë kryesuesja e kuvendit, Saranda Bogujevci i ka bërë thirrje Haradinajt që të ketë kujdes.
“I nderuar të lutem ki kujdes me gjuhën”, Bogujevci.
Kurse Haradinaj tha se do ia kthej fjalën secilit që flet.
“Nëse fol nga prapa ia kthej fjalën, secilit prej jush”, janë përplasur ata./Kp/