Site icon Telegrafi

Haradinaj fton serbët ta ruajnë qetësinë: Bëhet fjalë për zbatim të ligjit dhe asgjë tjetër

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur rreth aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës.

Haradinaj ka thënë se me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se si kryeministër i vendit, konfirmon se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.

Postimi i plotë:

Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.

Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.

Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.

Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin! /Telegrafi/

Exit mobile version